Berisha: Vazhdimi i pagesave për koncesionet, krim i shëmtuar, Rama gënjeu për virusin

Berisha: Ish-kryeministri Berisha në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se nuk duhet të vazhdohet që të paguhet klientela e PPP-vë.

Ai u shpreh se përveç PPP-së së dializës duhet të pezullohet qysh nesër.

“Të vazhdojmë ne të paguajmë klientelën e PPP-ve, është një krim i shëmtuar. Përveç PPP-së të dializës që është jetë mbajtëse, që të gjithë të tjerat janë në gjendje që do t’i pezulloje qysh nesër. Arsyeja që nuk pezullohen është se marrin para paradhënie.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se Ram është një gjenerator paniku.

Ai u shpreh se Rama deri para një jave tha se nuk ka rrezik, ndërsa pas një jave tha se nuk keni parë gjë akoma.

“ Ky është kthyer në një gjenerator paniku. Ai para një jave u thoshte që nuk përbën gjë, ndërsa pas një jave u thotë s’keni parë asgjë. Në një fjali me 10 rreshtra ka fjalët luftë, tanke. Rama hap panik nga mëngjesi deri në darkë. Ai të mos bëhet zëdhënës i Ardi Veliut dhe znj. Ficos.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se bërja e testit është ligj ndërkombëtar.
Ai u shpreh se qeveria ka krijuar një task-forcë ku diktojnë xhahilët.

“ Bërja e testit, jo masivisht, gjerësisht, është ligj ndërkombëtar. Direktiva e OBSH-së është ligj ndërkombëtar për koronavirusin. Drejtori i OBSH, doli me moton, testim, testim, testim, por kush e dëgjoi në Shqipëri. Këta kanë krijuar një task-forcë politiko-shkencore në të cilët diktojnë xhahilët. Ata që u thanë shqiptarëve që e kanë sekret karantinën”, tha Berisha.