Berisha: Testimi i kufizuar, praktikë kriminale që ngjet me ekzekutimin e atyre që janë amnistuar me ligj!

Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska mbrojne krimin e tyre te shemtuar!

Ata me vetedije te plote çnjerezore kundershtojne urdherin e OBSH; testim, testim,testim, si kusht themelor per kufizimin e infeksionit dhe shpetimit te qindra jeteve.

Ata, per te mbuluar qendrimin e tyre te papergjegjshem dmth mosimportimin per tre muaj rrjesht te tamponeve per testim te gjere vazhdojne me kembengulje kriminale praktiken e testimit te kufizuar dmth te kufizimit te zbulimit te personave te infektuar duke i dhene keshtu mundesi covid 19 qe te infektoje dhe te semure sa me shume njerez!

Agjensia kombetare e pavarur e lajmeve NOA ka publikuar procesverbalin e komunikimit te dyshes Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska me qytetaret.

Ne kete proces verbal faktohet kembngulja e tyre kriminale ne praktiken e testimit te kufizuar. Ata shprehen se po perdorim praktiken e vjeter te rekomanduar nga OBSH.

Miq, prej dy javesh OBSH uredheron vendet anetare Testim, Testim, Testim sepse u konstatua se kjo praktike eshte jetike per te shpetuar mijera jete dhe dominuar epidemine!

Praktika e tyre sot ngjet me qendrimin e atyre qe pranojne te ekzekutojne njerez edhe pasi e dine se jeta e tyre eshte falur me nje ligj te ri qe ka hyre ne fuqi! Krim i shemtuar! sb

Koronavirusi, Ogerta Manastirliu refuzon të testohet popullata

Transmetuar më 26-03-2020, 16:02

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk do që shqiptarët të bëjnë testim për koronavirusin si një mundësi me efekt të shpejtë për ndërprerjen e zinxhirit transmetues të virusit të rrezikshëm.

Në një pyetje-përgjigje me kryeministrin Edi Rama i cili i përcolli kërkesën e qytetarëve shqiptarë, zonja Manastirliu tha se testimi po bëhet me pikatore sepse po zbatohet rekomandimi i vjetër i OBSH edhe pse prej shumë ditësh kreu i OBSH apelon për testim masiv të popullatës kudo në botë.

“Të gjitha testet që zhvillohen në Laboratorin e Virologjisë realiziohen në sajë të një përkufizimi të rastit i cili është rekomandim i OBSH dhe vendim i Komitetit të Ekspertëve Teknikë në MSH”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sikurse lexohet në transkriptin e bisedës që qeveria i shpërndau mediave sot pasdreke.

Ajo doli qartësisht kundër apelit për testim masiv, kur tha: “Nëse Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për të testuar gjithë popullatën, dhe këtu nuk është çështje buxheti, do na duhej t’i testonim përiodikisht, pasi ai që nuk rezulton sot, nesër mund të rezultojë i infektuar”, tha zonja ministre, ish drejtore e QSUT duke qenë kontradiktore me veten, sepse nga njëra anë tha se nuk është çështje buxheti e nga ana tjetër tha se testimet mund të duhet të bëhen më shumë se një herë.

E pas kësaj, Manastirliu dha një parashikim të zymtë për të ardhmen: “Jemi në javën e tretë, kurba do vijojë të rritet, masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por në fillimin e javës tjetër rreth datës 13 prill”.

Refuzimi i Manastirliut për testim masiv të popullatës nuk hasi në kundërshtime nga kryeministri Edi Rama. /noa.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here