Berisha: Presidenca, i vetmi institucion legjitim

Ish-Kryeministri foli edhe për tubimin e Presidentit. Ai tha se, ishte një tubim i thirrur për shkak se në mënyrë banditeske duan ti marrin kompetencat. Këtu kam qenë unë autori i Kushtetueses që Gjykata Kushtetuese të frangemtohet.

“Mazhoranca bëri një akt primitiv në rastin e Presidentit. Të dyja palët shkuan në Venecia. Tani, në të gjitha kohërat edhe në shoqëri pa shtet, nëse i drejtohesh gjykatësit do presësh fjalën e tij, por mazhoranca, dy ditë para se të vinte Komisioni i Venecias në Shqipëri, votoi ligjin, duke mos pritur opinionin”, tha Berisha.

Kjo, tha Berisha u bë vetëm për të kapur presidencën dhe në këtë rast është absolutisht përpjekje për grusht shteti. Dhe në këto kushte, Meta kërkoi mbështetjen e popullit. Dhe opozita ishte e para që do ta mbështeste. Unë e kam takuar dhe e takoj herë pas here.

Berisha tha se, e gjitha ajo që më lidh mua është fakti se sot ai është president i vendit dhe është i vetmi institucion legjitim.

Berisha pranoi tha se, opozita nuk fshihet prapa askujt.

Ju pamë më vete aty?

“Rri vetëm sepse unë nuk mund të futem në turmë dhe kështu që zgjedh të rri mënjanë.

Ai tha se uron dhe shpresën që mitingun e 2 marsit ta lexojë mirë opozita. Berisha tha se mesazhin mbarëpopullor ta lexojë opozita. Unë ia them edhe Bashës, tha Berisha ndërsa shtoi se me të komunikon në çdo formë”, deklaroi Berisha.