Berisha kërkon ndryshimin urgjent të orareve për t’ju dhënë qytetarëve mundësinë e furnizimit jo në panik

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar disa foto ku shikohet paniku tek qytetarët që kanë dalë për të marrë ushqime për shkak të kufizimit të orareve nga Rama.

Berisha u bën thirrje qytetareve të respektojnë me cdo kusht distancat dhe kërkon ndryshimin urgjent të orareve për t’ju dhënë qytetarëve mundësinë e furnizimit jo në panik.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Paniku dhe oraret e tjera te kufizuara te Edvin PPP Maskes perhapin epidemine!

Ju bej thirrje qytetareve te respektojne me cdo kusht distancat.
Kerkoj ndryshimin urgjent te orareve per tju dhene qytetareve mundesine e furnizimit jo ne panik. sb

1 34

2 26