Berisha denoncon pasojat fatale të mos testimit të qytetarëve për virusin; shumëfishon përhapjen…

Sali BERISHA

Testim! Testim! Testim!
Kjo sepse rezulton se:
Gjermania dhe Korea e Jugut qe testuan gjeresisht e kane perkatesisht 0,23% dhe 0;87% vdekshmerine nga koronavirusi kundrejt 6,8 dhe 3,42 qe e kane Itala dhe Spanja qe nuk nuk testuan gjeresisht.
Prandaj dhe tesimi eshte:

– direktiva e Organizates Boterore te Shendetesie (OBSH)
-dhe ligji ndrekombetar i detyrueshem per tu zbatuar nga çdo qeveri.
Kjo direktive u leshua dje nga Drejtori i Pergjithshem i OBSH sepse:

1-Te injorosh dhe te kufizosh testin e diagnozes ne rastin e nje epidemie siç beri Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska do te thote me se paku te sillesh si xhahil per te mos thene kriminel ndaj perhapjes se lire te epidemise dhe pasojave te renda te kesaj perhapje, do te thote ti japesh liçence qeveritare virusit per te goditur dhe infektuar çdo minute, çdo ore, dite dhe jave njerez te pa infektuar, te shendoshe, te semure, gra shtatzana, femije, te moshuar etj.

Shtoj ketu se, gjate 70 diteve te epidemise ne Kine dhe ne Itali, ne Shqiperi u be vetem nje test per kironavirusin, dhe nga Edvin Çekap Maska e Ndrikull Hajni Maska me nje qendrim te papergjegjshem nuk u vendos asnjeri ne karantine nga mbi 150 mije pasagjere qe erdhen ne Shqiperi nga Italia pas shperthimit te epidemise!

2-Studimet krahasuese te pasojave fatale te epidemise deshmuan perfundimisht se vende qe ndoqen praktiken e testimit te gjere si Korea e Jugut dhe Gjermania kane regjistruar nje vdekshmeri nga coronaviroza shume e shume here me te ulet se sa vendet qe ndoqen praktiken e kufizuar te tesitimit.

Keshtu, vdekshmeria ne Koren e Jugut dhe ne Gjermani deri tashti eshte perkatesisht 0,87% dhe 0,23% kundrejt 6,8% dhe 3,42% qe eshte perkatesisht ajo ne Itali dhe ne Spanje, vende qe nuk ndoqen praktiken e testimit te gjere.

Te dashur miq, sot solla ketu para jush jo pa qellim Gjermanine sepse narkoqeveritaret perdoren si argument absurd dhe qeshark per te justifikuar politiken e tyre te papergjegjshme te kufizimit te testit te koronavirusit, dallimet ne strukturen demografike midis Italise dhe Korese se Jugut.

Dallimet ne strukturen demografike midis Italise dhe Korese se Jugut jane reale. Por vetem injoranca mund te shtyje te besosh se diferenca e madhe ne vdekshmerine nga koronavirusi midis ketyre dy vendeve ka si shkak strukturen e ndryshme demografike moshore te popujve te ketyre dy vendeve dhe jo praktikat e ndryshme te testimit per koronavirusin.

Gjermania me 300 qendrat e saj jospitalore te shendetit publik ka bere shoshitjen me te mire me testin e koronavirusit dhe ka nje strukture demografike e moshore te popullates plotesisht te krahasueshme me Italine. Ajo eshte vendi qe deri sot ka vdekshmerine me te ulet nga kjo viroze, mbi kater here me te ulet se sa Korea e Jugut dhe dhjetra here me te ulet se sa Italia dhe Spanja.

Perveç ketyre shtoj ketu se narkoautoritetet e Surrelit, duke thelluar ne menyre absolute te papergjegjshme skandalin e tyre me praktiken e kufizimit te testit pasi OBSH shpali se koronavirusi kaloi tashme ne Pandemi, ata pothuaj e pergjysmuan numrin e kufizuar te te testuarve nen pretekstin se tani ne pandemi situata nuk mund te konrollohet.

Nderkohe OBSH ne direktiven e saj urdheroi dje vendet anetare te kesaj organizate, nder to dhe Shqiperine per testim, testim, testim!

Duke denuar si tejet te rrezikshme dhe me pasoja te renda praktiken e kufizimit te testit per Covid 19 kerkoj zbatimin me urgjence te Direktives se OBSH, e detyrueshme per çdo vend anetar dhe importimin per kete qellim te kiteve dhe tamponeve te domosdoshem me parate qe vidheshin me Çekapin e Koleka Nushi si dhe decentralizimin e testimit se paku ne kater rajonet e medha te vendit. sb