Berisha denoncon mashtrimin e qeverisë me “pacientin zero”: Tentuan të…

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar mashtrimin e qeverisë me të ashtuquajturin, “pacienti zero”, ndërsa shton se ka pasur përpjekje për të fshur pacientin e ri që u doli dje me koronavirus dhe rrëzoi alibinë e “pacientit zero” të qeverisë.

Postimi i plotë i Berishës

Miq, dje Edvin Mafia dhe ndrikull Hajnia, ne zinxhirin e serialit te mashtrimeve te tyre tejet te rrezikshme per jeten e qytetareve shqiptar, u perpoqen ti vene kapak mashtrimeve dhe fshehjeve te rasteve me coronavirus qe shetisin prej kohesh neper Shqiperi madje edhe qe kane vdekur nga kjo semundje.

Dje ata shpallen Eureka. Kapem, gjetem rastin zero, skenar ky i neveritshem dhe kriminal mashtrimi.

U deshen vetem disa ore qe te faktohej rasti tjeter
me koronavirus, te cilin fillimisht u perpoqen qe te fshihnin por kesaj radhe pa sukses doli rasti tjeter apo rasti zero me bisht qe nuk kishte asnje lidhje kontakt te çfaredolloji me dy rastet e para!

Duke ju bere thirrje qytetareve te ruajne gjkftohtesine dhe te shmangin çdo panik, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal dhe te papergjegjshem te Edvin Mafise dhe ndrikull Hajnise ndaj nje epidemie qe pasojat e te ciles jane te pakrahasueshme me te tjerat! s