Berisha: Çalët u dorëzuan si Alizoti i Xhafës! U arrestuan vetem për të mbuluar vjedhësit shtetërorë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas arrestimit të dy personave të akuzuar si anëtarë të grupit të grabitjes së miliona eurove në Rinas.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova ju doli hallë dhe vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhësit shtetërorë, autorë të vërtetë të vjedhjes së shekullit në aeroportin e Rinasit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Çalet u dorezuan si Alizoti i Xhafes!

Ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova ju doli halle dhe vetem e vetem per te mbuluar vjedhesit shteteror, autor te vertet vjedhjes se shekullit ne aeroportin e Rinasit.

Deshmia e krimit te tyre: “180 mije euro, te tjerat i hengri fushata”. sb