Bashkia e Shkodrës pezullon taksat dhe tarifat vendore për 3 muaj. ‘Ngrijnë’ dhe kamatëvonesat

Bashkia e Shkodrës do të përjashtojë nga taksa e pronës dhe tarifat vendore të gjithë kategoritë e taksapaguesve si nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave të gjithë taksapaguesit për një periudhë 3 mujore duke filluar nga muaji mars.

Ky vendim i kryebashkiakes Ademi vjen pas futjes në ‘shtetrrethim’ të gjithë Shqipërisë pas përhapjes së virusit COVID 19.

Prej së paku 10 ditësh çdo aktivitet me urdhër të kryeministrit Rama është mbyllur (përveç marketeve, furrave të bukës dhe farmacive), ndërsa është kufizuar pothuajse krejtësisht lëvizja e këmbësorëve dhe makinave.

Masat e kryebashkiakes Ademi pritet të lehtësojnë taksapaguesit dhe familjet shkodrane të vëna në vështirësi sidomos bizneset e vogla apo punonjësve të cilët aktualisht po qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpi.

11 3

22 2