Basha tregon faturën e paketës social-ekonomike: Paketë realiste dhe e përballueshme nga buxheti

Ne nuk mund te ngelemi ne nivelin e 3,5 milione eurove. Qartesisht kjo eshte e pamjaftueshme. Dhe thirrja jone ka qene qe keto masa te adoptohen pa humbur kohe. Sepse koha ne kete rast realisht kushton jete, kushton shendet, kushton ekonomi.

Shume thjesht dua t’ju them se secila prej masave tona kushton e kostuar dhe e perputhur me mundesite reale te buxhetit te shtetit.
Do t’ju jap nje shembull kur flasim per ndihmen qe i duhet dhene biznesit, sipermarrjes ne vecanti biznesit te vogel dhe ndihmen qe i duhet dhene te punesuarve te cilet mund te mos kene mundesi te marrin pagen nese qendrojne ne shtepi per shkak te pamundesive ekonomike, larg abuzivizmit te atyre qe i kane marre ne pune.

Cfare kemi propozuar eshte qe te gjithe te vetepunesuarve te biznesit te vogel qeveria t’ju dedikoje nje subvension apo nje mbeshtetje prej 300 eurosh ne muaj apo per cdo muaj qe ato do ta kene te mbyllur aktivitetin e tyre. Kostoja e kesaj mase eshte perllogaritur, mbi te dhenat statistikore te Shqiperise 20-25 milione euro ne muaj.

Eshte nje kosto e perballueshme po te kesh parasysh qe vetem nje km rruge ne zonen e Astirit kushton 20 milione euro. Ta leme ate km rruge, te mos e bejme sot, ta shtyjme dhe keto para t’i dedikojme per te mbeshtetur dhjetera mijera, pothuajse 100 mije persona qe do te perfitojne drejtperdrejte nga kjo mase.

Pervec te vetepunesuarve dhe biznesit te vogel, nje kujdes i vecante duhet te kemi edhe per ata qe punojne ne operator ekonomike qe jane prekur me se shumti nga masat e marra sic jane fasonet, operatoret call center, operatoret turistike etj. Per keto kemi propozuar qe per te gjitha bizneset qe jane detyruar t’i lene punonjesit ne shtepi dhe qe jane ne pamundesi pagese, qeveria duhet te perballoje dhe te mbuloje te pakten pagen minimale.

Ky eshte propozimi yne i kostuar me nje kosto prej 25 maksimumi 30 milione euro ne muaj. Pra, vetem kostoja e mbeshtetjes ekonomike do te shkoje diku tek 45-50 milione euro ne muaj.

Nderkohe qe pjesen tjeter te fondeve ne kemi planifikuar dhe kemi kostuar ne mbeshtetje te shtresave ne nevoje, te familjeve me te goditura nga kjo fatkeqesi, te moshurave, familjeve ne nevoje ekonomike, te atyre qe jane pamundesi ekonomike, ne veçanti te nje komuniteti goxha te madh qe i goditi termeti dhe jane akoma ne çadra dhe per keto mendojme se shume prej 50-60 milione euro do te ishte mese e mjaftueshme per te perballuar koston ne nje periudhe mujore.
Po te shikoni kjo eshte nje kosto e barabarte me 120 milione euro qe sot jane planifikuar per t’u marre nga 10 oligarke dhe nje pjese prej tyre kane filluar tashme te marrin pagesat.

Ndaj propozimi yne eshte fare i qarte, menjehere te veprohet. Çdo kontrate ka klauzola pezullimi ne rast te tilla, sic eshte rasti i pandemise. Pezullohen keto kontrata me afat te pacaktuar dhe ne menyre te menjehershme te ribuxhetohen me nje rishikim te buxhetit te shtetit ne mbeshtetje te ketyre tre kategorive; shendetesise, ndihma sociale dhe ekonomise shqiptare. Natyrisht ne sot e kemi te pamundur te parashikojme sa mund te zgjase kjo situate, mund te kerkoje sakrifica te tjera, por s’mund te kerkohen sakrifica vetem shqiptareve dhe shtreses se mesme dhe te varferve.