Basha thirrje Ramës: Vepro pa komplekse, mirato të plotë paketën e masave të PD për të shpëtuar jetë njerëzish

Thirrja e Bashës për Ramën: Vepro pa komplekse, mirato të plotë paketën e masave të PD. Nuk janë propozime elektorale, janë oër shqiptarët.

Roli i qeverisë është të marrë masa, të mos vonohet në marrjen e masave, të ketë një plan të qartë, ta menaxhojë situatën, të mos i lërë t’i dalë nga duart dhe pastaj t’i shkojë nga pas. Roli ynë është të bëjmë tranparencën, të kërkojmë llogari dhe të bëjmë propozime.

Këto kemi bërë gjatë këtyre ditëve. Siç e thashë, pavarësisht prej retorikës politike, që refuzoj të bëhem pjesë, një pjesë pozitive është që shumë prej propozimeve tona, tani janë adoptuar nga qeveria.

Njëra prej tyre është marrë nga Banka e Shqipërisë. Sot, kam një dhe vetëm një thirrje për kryeministrin Rama dhe për qeverinë. Të mos ketë asnjë kompleks. Propozimet nuk po i bëjmë as për fushatë, as për kapital politik.

Po i bëjmë per diçka shumë më të madhe sesa PD dhe PS, se ego i atij apo e imja. Po e bëjmë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, po e bëjmë për t’ia bërë sa më të lehtë shqiptarëve këtë kohë me shumë vështirësi dhe akoma me shumë të panjohura.