Basha shpërndan fotot e mjekëve: Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përgëzuar mjekët e Spitalit Infektiv në Tiranë për punën e palodhur për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Basha ka shpërndarë fotot e mjekëve në Facebook-un e tij, duke u shprehur se, këta mjekë janë heronjtë tanë. Mes të tjerash Basha shprehet se, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

1 7