Basha-Ramës: Më në fund e pranove të vërtetën, maskat janë të skaduara. Mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet edhe një herë deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

Përmes një postimi në Twitter, Basha fton shefin e qeverisë të lerë lojërat e fjalëve dhe të fokusohet tek problemi real i shqiptsarëve.

“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët”, shkruan Basha.

Daljen e Ramës me maskë gjatë mbledhjes së qeverisë, Basha e quan “shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”.

“Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, vijon më tej kreu i opozitës.

auto luli1583859346 1