Basha-Ramës: Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty…

Basha

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Twitter, Basha e fton kreun e mazhorancës të bëhet burrë dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Basha shkruan se, Rama ka zgjedhur ditën e gabuar për të sulmuar opozitën.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA Të mbrosh mjekët dhe infermierët.

Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha në përgjigjen e tij.

auto lbu1583863405 1