Qeveria jo vetēm gjoba për qytetarët. Duhet transparencë për kapacitetet e sistemit për përballimin e fluksit

Dua të jem i qartë. Transparenca është armiku numër një ndaj panikut në këtë periudhë.

Qytetarët duhet të informohen në kohë nga qeveria jo thjesht për gjobat dhe sanksionet ndaj tyre, por mbi të gjitha për:

– Kapacitetet pritëse të shërbimit tonë shëndetësor;

– Numrin e pajisjeve respiratore që ka në dispozicion vendi ynë;

– Pajisjen me medikamentet e nevojshme që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të virusit, sipas protokolleve shëndetësore të miratuara nga OBSH.

– Planin e masave për përballimin e fluksit.

Sot të gjithë ne kemi nevojë për solidaritet, mirëkuptim dhe mbështetje. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë të paprecedentë për ne si individë, si familjarë dhe si shoqëri.

Prandaj ne si opozitë, po punojmë përditë me ekspertët tanë për t’ju informuar, për tju ofruar transparencë sa të mundemi, por edhe për ti’ propozuar qeverisë masa dhe plane të mirëstudiuara.

Siguria, shëndeti dhe mirëqenia juaj është objektivi ynë i vetëm.