Basha: Masave kufizuese duhet t’u jepet forma e duhur ligjore, të mos mbeten masa Facebook-u

Basha: Masave kufizuese duhet t’u jepet forma e duhur ligjore, të mos mbeten masa Facebook-u. Sakrifica e qytetarëve duhet të mbështetet menjëherë me paketë mbështetëse sociale dhe ekonomike.

Padyshim edhe masat e marrë deri tani të kufizimit dhe distancimit social, kanë një rol shumë të rëndësishëm. Ndonëse disa prej tyre u morën pas një periudhe vonese dhe nënvleftësimit të situatës, siç thashë, gjykimet për vendimet e vonuara apo vendimet e gabuar do i takojnë një kohe tjetër.

Sot unë dua të jem në mbështetje totale të këtyre masave, të cilave duhet t’u jepet edhe forma e duhur ligjore, nuk duhet të mbeten masa facebook-u, sepse ne kemi një kuadër ligjor, të cilin i kërkoj qeverisë ta plotësojë dhe ta shpallë ashtu siç duhet. Ka një ligj për emergjencat. Ka një ligj për fatkeqësitë natyrore.

Ka parashikime të qarta, të mbështetura në legjislacionin shqiptar edhe për njoftimin, edhe për rregullimin e gjithçkaje. Këto janë çeshtje të cilat duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore, në mënyrë qeveritare, jo në mënyrë spontane. Asgjë nuk është në mëshirën apo moralin e qeverisë.

Legjislacioni shqiptar e parashikon qartë, që kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyror, shttei i lindin detyrime për të ndihmuar qytetarët dhe, natyrisht, qytetarëve u lindin detyrime që shteti duhet t’i kontrollojë që të zbatohen.

Masat kufizime, pa dyshim, i kam mbështetur dhe i mbështes këto masa. Dhe përsërsi thirrjen ëpr qytetarët që të tregojnë kujdesin makismal për distancimin social.

Por, në të njëjtën kohë, kur u kërkon qytetarëve të marrin këto sakrifica ekstreme, kur i imponon këto kufizime e masa ekstreme me të drejtë, të cilat i mbështesim, i mbështes plotësisht, atëherë duhet të kemi dhe masa mbështetëse për qytetarët, për shëndetin e tyre, për ekonominë dhe, në veçanti, për shtresat në nevojë.