Basha i përgjigjet Ramës: Jepi 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin e mijëra familjeve, mjaft sulmove opozitën

Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës, i cili edhe sot vazhdoi avazin me ironi ndaj propozimeve të opozitës, edhe pse masat e saj po i zbaton vetë jo pak herë.

Reagimi i kryetarit Basha

Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.