Basha i përgjigjet Ramës: Boll me justifikime që fshehin dështimin! Jep llogari dhe…

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë sulmoi opozitën, e cila sipas tij, në vend të përpiqet të luftojë Coronavirusin, po lufton qeverinë.

Sipas liderit të opozitës, Rama para se të sulmojë opozitën duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara.

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shton më tej Basha në reagimin e tij.

auto lb1583854068

auto lb11583854433