Është koha të rishikohet buxheti 2020 me planin realist të ofruar nga PD, të aplikohen këto fonde në 3 fronte kryesore të betejës

Basha: Është koha të rishikohet buxheti 2020 me planin realist të ofruar nga PD. Batutat dhe debati politik nuk çojnë bukë në familjet shqiptare, nuk japin zgjidhje për shëndetësinë dhe ekonominë

Është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të rishikohet pa vonesa të mëtejshme, të aplikohen këto fonde në 3 fronte kryesore të betejës:

1. Shëndetësia, me theks mbrojtja e personelit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve

2. Shtresat në nevojë, të gjithë ata që janë në pamundësi totale ekonomike, duke përfshirë këtu edhe ata që janë në pamundëis të marrjes së pagës, për shakak të masave shtrënguese ndaj ndërmarrjeve apo për shkak se janë të punësuar në bzinese të vogla që goditen nga këto masa.

3. Masat lehtësuese ekonomike.

Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot.

Do të uroja shumë që në vend të debatit politik, në vend të batutave, që nuk sjellin as ushqim për shqiptarët, nuk sjellin as zgjidhje për ekonominë, as pajisje për shëndetësinë, të fokusohemi në këto zgjidhje realiste.

Padyshim, ekspertiza jonë mbetet në dispozicion të qeverisë për t’i orientuar, për të parë sesi realizohen këto masa, që nuk janë asgjë tjetër përveçse paketa e masave standard që po merr sot bota, e përshtatur për kushtet e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të sipërmarrjes për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Për t’i dhënë minunimunin jetik qytetarëve në nevojë dhe shëndetësisë pajisjet e nevojshme për t’u përballur me këtë epidemi. Plani ynë i masave është plotësisht i zbatueshëm, nëse ka mirëmenaxhim, nëse ka transparencë dhe vullnet për t’i çuar paratë aty ku duhet. Për të mos hapur një diskutim tani se çfarë është më e rëndësishme sot, shëndeti, mirëqenia e 3 milionë shqiptarëve apo kontratat e 12 koncesioneve.

Nuk dua të jap asnjë çast as përshtypjen më të vogël se këto propozime po i bëjmë për të vënë në vështirësi qeverinë apo për të nxjerrë zbuluar të parin e qeverisë. Pa diskutim është për të vënë në presion të parin e qeverisë, por nuk bëhen as për të fituar ndonjë palë zgjedhje, as për të fituar kredo personale.

Bëhet për diçka që shkon përtej PD dhe PS, përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve, politika në kuptimin e debatit të përditshëm, ndalet. Vlera e vetme është çfarë mund të bëjmë së bashku, çfarë mund të bëjë secili nga përgjegjësitë e veta.

Dhe përgjegjësitë e qeverisë padiskutim janë shumë të mëdha, opozita ka përgjegjësitë e veta, çfarë mund të bëjmë së bashku që t’ia dalim mbanë me sa më pak pasoja për bashkëqytëtarët, të afërmit, familjarët, vendin tonë.