Basha: Çdo vonesë dhe neglizhencë nga qeveria është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda

Kreu i PD, Lulzim Basha ka falënderuar qytetaret me një komunikim nga selia e PD.

‘Shërim sa më të shpejtë për qytetarët të konfirmuar të prekur nga virusi.

Mirënjohje për stafin mjekësor që është në krye të detyrës.

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve.

Çdo vonesë dhe neglizhencë është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin.

Është urgjente pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për analizat.

Qytetarët nuk duhet të jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, apo ta përhapin pa dashur atë’, tha gjatë fjalës së tij Basha.