Banorët në çadra të rrezikuar nga koronavirusi: Nuk kemi larë duart që kur ra tërmeti

“Që kur ka rënë tërmeti nuk kam larë as duart as sytë”. Teksa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë banorët e prekur nga tërmeti që jetojnë në cadra apo kontenierë janë më të rrezikuarit për tu infektuar nga viruset.

Ky është Mersin Goxhe që jeton në Thumanë familjarët i janë larguar nga zona ndërsa ai është i detyruar të qëndrojnë pasi ruan sendet personale në shtëpinë e shëmbur nga tërmeti. Ai bën një ironi therrëse ku e pyet për koronavirusi.

“Ishalla më bie mua të parit mos i raftë shtetit, na zhduket si komb. Tani ça të bëj unë maskë s’më ka prurë kush”.

Në Thumanë kanë mbetur dhe të tjerë banorë që jetojë në ambiente të ndotura. Flora Ceku me fëmijët e saj një prej të cilëve me spektrin autik ka mundur të sigurojë një maskë.

Por sa mund të mbrojë ajo një prej fëmijëve, kur ajo ju gatuan jashtë dhe nuk ka ujë të rrjedhshëm që fëmijët e saj të pastrohen sa më shpesh.

“Jam në kushte shumë të këqija. Unë bëj apel të më ndihmojë”, thotë ajo.

Në këtë zonë të prekur nga tërmeti banorët janë në rrezik për shëndetin e tyre ndaj apelojnë për më shumë vëmendjenga strukturat shëndetësore. /abcnews.al