Ambasadorja amerikane Yuri Kim takim me Bashën

Ambasaorj amerikane Yuri Kim ka ftuar kreun e opozitës Basha në një drekë pune vetëm pak orë para tubimit qytetar. Kreu i opozitës Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Burimet kanë bërë të ditur se Basha dhe Kim janë duke zhvilluar një në hotel Rogner.

Dreka e punës mësohet se është kërkuar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi mes Bashës dhe Kim është i dyti, publik, pas vizitës që ambasadorja zhvilloi në selinë e PD-së, ku bisedoi për zhvillimet politike në vend.

Takimi mes kreut të opozitës dhe ambasadores së SHBA, vjen pak orë para tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.