Alarmi! Njëri nga të infektuarit me koronavirus ka qënë në ceremoni mortore në Pukë

Njeri prej dy të infektuarve me koronavirus ka qënë një një varrim në fshatin Gomsiqe të Pukës, ku dihet sipas tradhitës shqiptare, vijnë qindra njerëz që i japin dorën njeri tjetrit dhe i rrahin shpatullat për të ngushëlluar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari me këtë shënim: “I infektuari me koronavirus merr pjesë në ceremoni mortore në Pukë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.

Në mesazhin e qytetarit, jepen edhe detaje të tjera:

Mirëmbrëma z.Berisha!

Njëri nga pacientët e shtruar në QSUT për koronavirus, sipas informacioneve, është nga Puka.  Ai ka rreth 20 ditë që shëtit lirshëm.

Më datë 8/03/2020 ai ka qënë në një ceremoni mortore, në një fshat të Pukës, Gomsiqe, ku është takuar me shumë njerëz! Anonim ju lutem….