Alarmi: Në Shqipëri mund të jenë 650 të infektuar, por zyrtarisht thuhet vetëm 70, pse po fshihen të dhënat?

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” se numri i të infektuarve të konfirmuar me Covid-19 në vendin tonë, mendohet se është me i lartë se 64, shifra zyrtare e datës 19 mars.

“Epidemia ka formën e ajsbergut, majën i shohim akoma, ne mund të evidentojmë ata persona që kanë ankesa apo kanë kontakt me të infektuarit. Numri i të infektuarve mendoj se është më i madh.

Të paktën 10 herë më i madh, pra duhet të kemi 650 të infektuar, pavarësisht se ata mund të mos kenë asnjë shenjë. Por në rast se ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat e izolimit, janë burim infektimi për të tjerët. Ndaj u lutemi që të rrinë në shtëpi” – tha Pipero.

I pyetur përse nuk bëhen më shumë teste, Pipero tha:

“Kjo nuk është një fushatë depistimi, jemi në pandemi, vende të ndryshme kanë bërë qasje të ndrysme. Unë personalisht jam që të gjurmojmë fort të gjitha rastet e kontaktit, kudo ku janë. Edhe pse fshihen heqin, telefonin. Nuk ka arsye të kemi panik gjithë problemi është të testojmë për të identifikuar në mënyrë që të kufizojmë sa të mundemi epideminë”.

Mjeku tha se bumi i koronavirusit pritet në javën e tretë. “Javën e tretë bën një bum që të shokon”, tha Pipero duke u bërë thirrje qytetarëve për të mos dalë nga banesat, veçanërisht të moshuarve.

“Le të shikojnë çfarë ndodh me moshën e tyre në Itali. Dil në ballkon për diell. Kjo sëmundje transmetohet nga kontaktet e afërta. Po të kemi kujdes, neve e izolojmë shumë shpejt epideminë. Mendoj se fundi i Marsit, java e parë e Prillit duhet të jetë thyer edhe tek ne dhe ndoshta do fillojnë të lehtësohen dhe masat, pro askush nuk e thotë dot sa do të vazhdojë”, u shpreh mjeku.