Afera 370 milionë euro e ‘bandës’ Rama – Koka – Bllako për llogari të bedelit Zoto

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë një denoncim të dytë me foto brenda pak ditësh, për grupimin që e cilëson si “banda KÇK” që synon të zhvatë 370 milionë eurot për djegien e mbeturinave.

“Banda KÇK e aferës 370 milionë euro, Rama – Koka – Bllako për llogari të bedelit Zoto,” shkruan Malltezi nën foto. – Asnjë nga këta nuk kanë asnjë orë leksion për mjedisin, por duan të vjedhin plot 370 milionë veç për plehra.

Bllako mori eksperiencën e plehrave dhe po e zbaton tek aferat me Zoton tek Ujësjellës – Kanalizimet.  15 milionë euro do të vjedhë për Porto Romanon, duke lidhur kontratë, kur kishte ndalur tenderin!  Edhe 3 milionë euro të tjera, ditën pas tërmetit!”