A ka mungesë mjetesh për diagnostikimin e të dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku bën analizën e situatës

Partia Demokratike ka shprehur sërish shqetësimin lidhur mbi mungesën e mjeteve për diagnostifikimin e të dyshuarve me koronavirus.

Mjekja Mirela Tabaku shprehet se, qeveria duhet të shtojë urgjentisht fondet për tamponë, për kite të bërjes së testeve dhe për setet mbrojtëse për stafet mjekësore.

Deklarata e plotë

A ka mungesë mjetesh për diagnostikimin e të dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku bën analizën e situatës: Kryeministri te sqaroje urgjentisht situaten dhe te shtoje fondet per tampone, per kite te berjes se testeve dhe per setet mbrojtese per stafet mjekesore.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin “korona” kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.

Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.

Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.

Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.