5 të dyshuar me koronavirus në Vlorë, mes tyre një fëmijë dhe një police kufiri

Në Vlorë janë 5 të dyshuar si të prekur me coronavirus të cilët janë derguar në Tiranë mostrat për analiza.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se mes të dyshuarve një fëmijë dhe një police kufiri (femër), ndërkohë  që pritet pergjigjia e analizave.

Të dyshuarit kanë shkuar në spital ditën e djele dhe të hënën. Të dielën ka mberritur në spital një police dhe një pasagjer që ka ardhur nga Brindisi.

Të hënë 3 rastet- një fëmije që ka ardhur nga porti i Durrësit. Një tjetër i rritur që ka hyrë sërish nga porti i Durrësit. Ndërsa i treti një person i sëmurë me insuficence respiratore. Per te 5 rastet pritet pergjigjia e analizave.