4 vdekje në Turqi, mes viktimave një ushatark i lartë. Rritet frikshëm numri i të prekurve

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend është shënuar vdekja e katërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Tëitter Koca theksoi “Kemi humbur një nga pacientët tanë një zonjë 85 vjeçare. Një i sëmurë që ka vdekur më parë është vlerësuar me Covid-19. Fatkeqësisht humbjet e jetëve janë bërë 4”.

Gjithashtu Koca lidhur me Covid-19 ka informuar se 168 raste kanë rezultuar pozitive nga 1.981 testet e kryera në 24 orët e fundit dhe se numri i rasteve nga 191 është rritur në 359.

Viktima e tretë në Turqi nga koronavirusi, ish-komandanti i Forcave Tokësore. Ministri: Testi i parë i doli negativ, por më pas…

Duke folur para ligjvënësve në parlament, Koca tha se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…Numri i vdekjeve (nga COVID-19) është tre”, tha ai.

I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.