15 pyetje Ramës nga mjeku i njohur: Sa tampone ka shteti që i paguaj taksa, sa shtretër, sa respiratorë…?!

Në një kohë kur të gjithë mjekët dhe ekspertët parashikojnë rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, ka disa shqetësime që lidhen me kapacitet e spitaleve në vendin tonë, për të cilat ka pasur një mungesë transparence nga ana e qeverisë.

Një tjetër shqetësim që është vërejtur dukshëm në ditët e fundit, është mungesa e tamponave, dhe numri shumë i ulët i testimeve që kryhen në një ditë, shumica e të cilëve iu bëhet personeleve mjekësore.

Ka qenë mjeku Petrit Vargu, që përmes një statusi publik i ka shtruar 15 pyetje kryeministrit Edi Rama lidhur me kapacitetet e vendit tonë në përballimin e situatës.

Statusi i plotë

I nderuar Z.kryeminister! Quhem Petrit Vargu. Nese nuk gaboj me njeh. Me lejo t’ju pyes, qe ne kete hall te madh qe i ka rene gjithe botes, perse nuk i tregoni popullit te verteten.
Ose te pakten ate qe mendohet si e vertete.

1) Sa tampone ka shteti qe une i paguaj taksa gjithe jeten

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratore punojne dhe sa jane disponibel per popullin?

4) Sa shtreter jane ne dispozicion nga spitalet shteterore.?

5) Pse nuk punohet me projeksione ne Shqiperi?

6) Si do te besh me shtresen e popullsise qe kinezet e quajne A,B,C,D?

7) Si ka mundesi qe virusi eshte perhapur vetem ne 7 rrethe?

8) Pse nuk ben depistime ne rrethet qe sipas jush jane te paprekura?

9) Cfare thote profesorati qe keni afruar per kete problem?

10) Duke qene se kjo rruge eshte afatgjate,a duhet te punohet me projeksione per rajone te vecanta ,per ekonomine,shendetesine , arsimin, kulturen?

11) Kenget dhe defrimi qe na ofroni na ben qe te kemi moralin lart ose ulet ,por nuk na zgjidh problemin qe kemi.

12) Ne keto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash ,apo histori te tjera politike me integrime apo jo.

13) Sa mendoni ju dhe taskforca qe do te zgjase kjo lufte?

14) Sa eshte shuma e lekeve qe eshte llogaritur per kete lufte?

15) E vetmja menyre ne situata te tilla eshte qe te behet nje qeveri me baze te gjere me njerez te dijshem.

Boll me rilindjen! Boll me fallsitete! Mos e tallni kete popull!