10 fakte optimiste për koronavirusin

Mjekja gjinekologe Anika Dokle ka publikuar 10 fakte optimiste për koronavirusin. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit që u prek nga virusi që tashmë është shpërndarë në gjithë Botën me shumë pak përjashtime.

Sot u shfaq rasti i parë në Turqi, ndërkohë që Kosova dhe Mali i Zi duket se janë ende të paprekura nga Covid 19.

Dokle në një postim të saj shkruan se ky virus pothuajse nuk afekton fëmijët, ndërkohë që inaktivizohet lehtësisht me solucione si etanol, peroksidit i hidrogjenit.

Postimi nga mjekja Anika Dokle

10 fakte optimiste për Covid-19

1. Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta identifikuar, ndërkohë që Covid-19 u identifikua në 10 ditë).

2. Dimë si ta detektojmë (provat RT-PCR përmirësohen dita-ditës).

3. Në Kinë situata është drejt përmirësimit.

4. 80% e rasteve janë të formës së lehtë.

5. Njerëzit kurohen.

6. Pothuajse nuk afekton femijët.

7. Inaktivizohet lehtësisht (përdorimi i solucioneve të etanolit, peroksidit të hidrogjenit).

8. Ka rreth 150 artikuj shkencorë për të.

9. Ka në proçes prototipa të vaksinave që shumë shpejt do të testohen në njerëz.

10. Ka në proçes 80 studime klinike me antiviralë.