1.2 tonë drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Athinë

Eshtë goditur një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi, ku është kapur një sasi prej 1.2 tonë drogë. Lënda narkotike është kapur në Athinë, ndërsa mediet fqinje raportojnë se operacioni është zhvilluar ditën e shtunë, por është publikuar sot.

Raportohet se një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin.

Ka qenë anti-droga e Igumenicës, në bashkëpunim me atë të Athinës, që ka ndaluar rulotën në kryeqytetin grek, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gram vaj hashashi.

Droga mësohet se ka kaluar nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës, ndërsa vlera e saj në treg arrinte në 1 milionë e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësisht burrë e grua, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mediet greke kanë publikuar pamjet e operacionit, ndërsa nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e të arrestuarve.

drga qafe bote