Zyrtare: 1200 mjekë janë larguar nga Shqipëria në vetëm dy vitet e fundit

148

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko kanë marrë pjesë në takimin e mjekësisë së diasporës ku edhe kanë folur për çështjen e ikjes masive të mjekëve nga vendi ynë.

Sipas Manastirliut, në Zvicër vetëm dy vitet e fundit janë punësuar 300-400 mjekë shqiptarë ndërsa në Gjermasni për të njëjtën periudhë kohore më shumë se dyfishi i kësaj shume, konkretisht rreth 830 mjekë shqiptarë që në total shkojnë rreth 1200.

Sipas ministres ka pasur edhe raste të kthimit të shqiptarëve, ndërsa nuk ka treguar shifra. Nga ana tjetër, ajo ka treguar se dy vitet e fundit në vendin tonë kanë mbërritur dhe janë punësuar rreth 113 mjekë të huaj.

Ajo theksoi se probleme të ngjashme të ikjes së mjekëve i kanë edhe shtete të tjera si Serbia dhe Italia.