“Zonja e Zezë”: Nuk e njoh Zotin…por tani Ai i ka ca punë me ty, duke të djegur në ferr!

Më shumë se një testament klasik, është një falenderim që ajo ia dedikon të birit Sokolit e të shoqes Teuta, si ata që meritojnë bekimet e saj për përkujdesjen e treguar në vitet pas vdekjes së Enverit e më tej pas rënies së regjimit.

E te fjala “bekim”, në rreshtat e parë të testamentit të saj, ajo gjen rastin për të deklaruan ateizmin e saj, atë që ajo nuk e njeh Zotin.

“Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh Zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra”, janë fjalët e se ashtuquajturës me përçmim si “vejusha e zezë”.

“Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Natyrisht që ti nuk e njeh Zotin, por Zoti e di mirë se çfare monstre krijoi, ndaj dhe tani Ai i ka ca hesape me ty duke të djegur në ferr.