Vazhdon kaosi te PSG, Neymar refuzon të stërvitet

Ndonëse kaloi një periudhë relativisht e qartë në Parc des Princes pas kaosit që ndodhi gjatë afatit kalimtar të verës, problemet mes Neymarit dhe Paris Saint-Germain s’kanë ndaluar as tani, pasi që sulmuesi refuzoi të stërvitej pasi që nuk zgjidhej nga trajneri Thomas Tuchel.

Neymari e kritikoi publikisht vendimin e stafit të Paris Saint-Germainit për të mos e inkuadruar atë në lojë, duke sugjeruar se ky vendim bëri që ai të mos ishte në formën e tij më të mirë gjatë disfatës së klubit kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Në shkurt, braziliani mungoi në katër ndeshje për shkak të lëndimeve dhe pastaj shqetësimit të drejtuesve të PSG-së se ai mund të lëndohet para ndeshjes së Championsit. Kjo bëri që Neymari të lihet jashtë skuadrës për fitoren 6:1 kundër Dijonit në Kupën e Francës.

Në përgjigje ndaj kësaj, tani Marca ka zbuluar se Neymari refuzoi të stërvitet, duke sugjeruar se po pushonte, edhe pse ishte e qartë se ka probleme mes dy palëve.

“Është e vështirë të qëndrosh katër ndeshje pa luajtur. Fatkeqësisht kjo nuk ishte zgjedhja ime, ishte diçka që klubi e vendosi në bashkëpunim me mjekët”, kishte thënë Neymar, pas ndeshjes kundër Dortmundit.

“Nuk më pëlqeu, ne patëm diskutime për këtë gjë. Unë doja të luaja sepse ndihesha mirë, por klubi kishte frikë dhe në fund e pësova unë nga kjo”.