Trajneri i PSG flet për zënkën që pati me Mbappe

Synimi i Real Madridit, sulmuesi Kylian Mbappe pati një debat të ashpër me trajnerin, por ky i fundit nuk mendon që debati i tyre do të jetë fillimi i një fund të sulmuesit të Paris Saint-Germain

Kylian Mbappe është dukur i frustruar në ndeshjen e së shtunës kur u zëvendësua, por Thomas Tuchel nuk mendon që sulmuesi do ta përdorë atë për largim nga Paris Saint-Germain.

“Nuk mendoj që Mbappe do ta përdorë këtë situatë si një arsye për t’u larguar nga klubi”, ka thënë ai para udhëtimit të skuadrës në Nantes ku qdo të përballet të martën me ta në kuadër në Ligue 1.

“Ai është njëri nga lojtarët tonë, ai ka kontratë. Unë marrë vendime pasi që kjo është puna e trajnerit”.

“Nuk ka asgjë personale në mes të neve. Ka të bëj vetëm me një lojtar që nuk dëshiron që të zëvendësohet dhe një trajner i cili ka arsye për ta bërë këtë, për shkak se ai ka edhe disa lojtarë në bankë që e meritojnë të luajnë”.

“Problemi është se kemi kamera, fansa, gazetarë dhe shumë njerëz flasin për një ngjarje. Kjo është arsyeja pse jam i mërzitur. Por, ka shumë gjëra pozitive që ata mund të flasin, sidomos për ato që ndodhin në fushë”.

mbappe 1