“Tirona” marshon në derbi, spektakël tifozerie pas golit të dytë “Ik,ik,ik…”

“Tirona” marshon në derbin ndaj Partizanit duke qenë në avantazh 2-1, por edhe në avantazh numërik, pasi mbrojtësi Bitri i Partizanit është ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e 14-të.

Vetëm 120 sekonda lojë i mjaftuan të kuqve që të realizojnë një supergol me anë Melos i cili me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës dërgon topin drejt rrjetës. Lika ngel i shtangur.

Tirana reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin 1-1 në sfidën ndaj Partizanit pasi Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 13’ pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Protestojnë futbollistët e kuq.

Në minutën e 18′ arbitri Xhaja akordon një tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale. Batha shënon sërish nga pika e bardhë duke përmbysur rezultatin 2-1. Në festë bardheblutë të cilët e mbyllin në avantazh pjesën e parë.

Ajo që bie në sy është një spektakël i vërtetë i tifozerive të të dy skuadrave, ndërsa tifozeria e “Tironës” kane shpërthyer në thirrjet “ik, ik, ik…” pas golit të avantazhit.