Thirrjet ‘Rama ik’ shpërthejnë në çdo sallë, kryeministri humbet kontrollin dhe…

Thirrjet ‘Rama ik’ zhvendosen nga stadiumet, tashmë në çdo sallë. Kryeministri Edi Rama e humbi kontrollin teksa mbante një fjalim në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Ndërsa po mbante fjalim përpara atyre që në shumicë po bëhen gati të braktisin vendin, dikush nga salla thirri: Duam bileta për arratisje.

Kryeministri u tërbua për shkak se salla e mbështeti studentin me duartrokitje. Rama vazhdoi të fliste, por u dëgjuan edhe thirrje ‘Rama ik’ dhe vazhdimisht duartrokitje kundër tij. Më pas një student i tha se, vetëm të pasurit arsimohen në vend.

Dukshëm jashtë kontrollit, Rama tha: “Shoqërojeni te shërbimi mjekësor, jepjani një recetë”.

Fyerjet janë bërë argumenti i vetëm i kryeministrit ndaj kujtdo që ka nisur ta kritikojë. Disa ditë më parë ai u shformua plotësisht në studion e emisionit ‘Opinion’. Ndërkohë ai nuk e merr shpesh guximin të dalë në publik për shkak të këtyre incidenteve.