Tërbohet Rama, studentët e Mjekësisë i prishin fjalimin

Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë. Kryeministri theksoi se, vajzat dhe djemtë e diplomuar do të hyjnë në profesion në kushte më të mira. Ai theksoi më tej se për ata që do të punojnë larg vendbanimit të tyre, do të marrin edhe një bonus.

“Dua të vë në pah faktin që ata që dalin sot nga universiteti, sikundër plotë kolegë të tyre që janë në Shqipëri, të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe një bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit të njëjtë me shumën që do të mbanin në Gjermani, pasi të paguanin edhe taksat atje. Por nuk është vetëm kaq, sepse ministrja do t’iu thotë që ne po përgatisim disa masa mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut”, tha Rama.

Por fjala e kryeministrit u ndërpre në dy raste nga një prej të pranishmëve. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.

Ndërsa në ndërprerjen e dytë, Rama iu drejtua studentëve duke i thënë se duhet t’i japin recetën. “Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor”, reagoi kryeministri.

Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e Paktit të Universitetit, studenti u hodh sërish duke pyetur kryeministrin:

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri.

Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e paktit të Universitetit, studenti u hodhën sërish duke pyetur kryeministrin:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Në sallë shpërthejn thirrjet Rama ik!

Rama lutje mjekëve: Punoni larg vendbanimit, do të paguheni si në Gjermani

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë, Kryeministri Rama foli për pagën e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, duke “joshur” të sapodiplomuarit të shkojnë të punojnë larg vendbanimit të tyre, pasi do të marrin veç pagës por dhe shpërblime financiare. Sipas kryeministrit, në fund të muajit, shuma totale e pagës do të jetë po aq sa një mjek apo infermier do të merrte në Gjermani.

“Vendi i punës në shërbimin tonë publik shëndetësor është i garantuar sipas meritës falë portali të mjekëve për Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse sot po të vizitosh qendrat shëndetësore gjen më të mirët që ata dje dolën nga ky universitet.

Po ashtu sepse jo më larg se sot ka pasur një tersi lajmesh e komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëri, dua të vë në pah faktin se ata që dalin sot nga universiteti dhe që duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, kanë veç pagës dhe një shpërblim, që e bën në fund të muajit të kenë një shumë që do merrnin sikur të punonin në Gjermani”, tha kryeministri.

Rama shtoi më tej se qeveria po përgatit një tjetër paketë mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Sipas tij, jo vetëm pagat e larta, por mjekët dhe infermierët do të trajtohen dhe me banesa.

ram1