“Teatri”/ Basha: Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve, PD nuk tërhiqet pa u anuluar kullat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas tërheqjes së Bashkisë nga PPP-ja për Teatrin Kombëtar.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se, Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve me vendime gjysmake.

Basha premton se pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk do të tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha.