Tabaku: Çdo koncesion është i lidhur me një zyrtar të PS, Të gjithë do mbajnë përgjegjësi nga Rama tek…

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi në studion e “Temporas” në Rtv Ora se qeveria Rama do të mbajë përgjegjësi deri më një për koncesionet korruptive.

Tabaku tha se buxheti i shtetit do të rikuperojë dëmet financiare që i janë shkaktuar dhe këtë do ta bëjnë vetë kompanitë që kanë shkaktuar dëmin.

“Të gjitha këto koncesione, nga i pari te i fundit që ka firmosur, ai kryeministër, ai ministër dhe ai specialist që ka ideuar dhe programuar këto fonde, i ka vendosur në buxhet, ka programuar këto dokumenta tenderi do të mbajë përgjegjësi. Kur e prezantuam këtë nismë pati rezistencë.
I rikuperohet buxhetit të shtetit i gjithë dëmi që i është shkaktuar, kompania ja rikuperon. Kjo ngjalli shumë reagime, sidomos nga bota e biznesit dhe PS.

Secili prej këtyre koncesioneve është i lidhur me një nga PS. Nuk do të ishin miratuar nëse vetë Edi Rama nuk do të ishte i përfshirë. Në mënyrën si janë hartuar në shkelje të ligjeve dhe shkeljes së çdo rregulli të prokurimeve publike punonjësit e thjeshtë nuk do të merrnin guximin nëse kryeministri nuk do të ishte i përfshirë”, u shpreh ish-deputetja.

Gjithashtu Tabaku, në emisionin “Temprora” u shpreh se opozita kur ishte në qeveri nuk ishte njëlloj me PS-në, por ka pasur gabimet e veta.

Tabaku theksoi se strukturat e PD-së janë kapilare duke bërë takime në terren.

“Të mos ketë dyshim askush që çdo gjë që po themi, sepse nuk jemi të gjithë njëlloj, se nuk kemi asnjë të ngjashme me mënyrës se si po qeveris kjo qeveri. E kemi pranuar, mund të kishte gabime pa fund.

Një nga koncesionet, çështja e pronave, çështje që mund të ishin trajtuar ndryshe. Mund të kishim një mënyrë tjerët të të parit të gjërave, por forca e një partie është rikuperimi. Të gjitha strukturat e PD-së janë kapilare në terren”, deklaroi Tabaku.