Shpresë për koronavirusin/ Numri i njerëzve të shëruar në Kinë tejkalon për herë të parë atë të të infektuarve

Numri i njerëzve të shëruar nga koronavirusi të martën dhe të larguar nga spitalet në Kinë ishte 1,824, duke tejkaluar për të parën herë numrin e rasteve të reja të konfirmuara të infektimit prej 1,749. Në azhurnimet ditore, Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) tha që kishte 56 infeksione të sigurta, në Hubei (epiqendra e epidemisë), në rënie për të 15-të ditë radhazi.

Hong Kongu regjistron vdekjen e dytë nga epidemia e koronavirusit, tha një zëdhënëse e Spitalit “Princesha Margaret” duke shtuar se pacienti, një burrë 70 vjeç, ka pasur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit derisa vdiq këtë mëngjes. Burri vuante nga diabeti dhe problemet me veshkat.

Ai kishte pasur një udhëtim njëditor në Kinë në 22 janar përmes vendkalimit ndërkufitar Lok Ma Chau. Më 2 shkurt ishte sëmurur dhe u dërgua në Spitalin Princesha Margaret 10 ditë pas një rënie. Ai tashmë ishte në gjendje kritike kur infeksioni nga koronavirusi u konfirmua në 14 shkurt.

Koreja e Jugut raporton 15 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vendin aziatik në 46. 11 nga infektimet e reja vijnë nga qyteti jugor i Daegu dhe të gjithë kanë pasur kontakte me një të sëmurë 61-vjeçare.

Gruaja kishte pasur ethe më 10 shkurt, por kishte refuzuar t’i nënshtrohej analizave për koronavirusin dhe ishte vendosur në karantinë vetëm një javë më vonë.
GM dhe FCA kanë rifilluar aktivitetin.

China General Motors dhe Fiat Chrysler kanë rihapur impiantet dhe kanë rinisur prodhimin në Kinë pas festimeve të Vitit të Ri kinez.