Shpërthim në një lokal, plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në një lokal në qytetin e Gramshit. Një ngrohëse ka shpërthyer në një local, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Të tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së në repartin e djegie plastikës.

Ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.

shperthim tr