Shorti i Ligës së Europës, Manchester United dhe Inter mësojnë rivalët

Sezoni 2019/20 i Ligës së Evropës po shkon gjithnjë e më afër finales. Tashmë dihen 15 nga 16 pjesëmarrësit në fazën e 1/8 të finales së këtij turneu, ndërsa sot do të hidhet shorti për çiftet e 1/8 të finales.

Disa klube gjigante të Evropës – si Manchester Unitedit, Interi e Roma – do ta vazhdojnë garën me qëllim për ta fituar titullin dhe për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Çiftet e 1/8 të finales së Ligës së Evropës

Istanbul Basaksehir  vs Copenhagen

Olympiacos vs Wolves

Rangers vs Bayer Leverkusen

Wolfsburg vs Shakhtar Donetsk

Inter Milan vs Getafe

Sevilla vs Roma

Eintracht Frankfurt/Salzburg vs Basel

LASK vs Manchester United

Ndeshjet e para të rundit të radhës do të zhvillohen më 12 mars të enjten, ndërsa ndeshjet kthyese do të zhvillohen të enjten më 19 mars.