“S’e lëmë hajdutin t’ia hedhë paq”: Aktivistët në Gjykatë kundër Maznikut

Disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sot në orën 10.00 do të paraqiten te Gjykata Penale Tiranë, për të mbrojtur para Gjykatës, kallëzimin që implikon në shkelje të rënda penale, nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku.

Kallëzimi ka të bëjë, sipas Aleancës,  me afera të qarta korruptive me firmën “Fusha” që i ka paguar atij 800 euro nata për të bërë qejf nëpër hotele me 5 yje, duke qenë në të njëjtën kohë në hallkat më të larta të institucionit që vendos për fituesin e ndërtuesit të Teatrit të ri.

“Ne nuk kemi ndër mend që të lëmë një hajdut t’ia hedhi paq. Shihemi në orën 10.00”, ka premtuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

1 75

2 58