Sa na mungonte kjo Tironë…

Adriatik DOSTI

5-1 gati e pa besueshme dhe nje rrezultat qe mungonte qe prej viteve 80 pas asaj fitoreje te bujshme te bardhe e bluve ndaj te kuqve 7-3.

Fitoi bindshem Tirona dhe meriton cdo lloj urimi e pergezimi dhe humbi thelle Partizani qe per mua nga menyra se si luajti pjesen me te madhe te ndeshjes absolutisht nuk meriton te gjykohet e te shahet aq me shume fizikisht e aq me shume qe gati gjithe lojes luajti me 10 lojtare.

Gjithcka nisi ne menyren me te mire te mundeshme ne nje ndeshje te tille rivalesh 74 vjecare ku nje gol i shkelqyer i Kordeiros e ndezi ndeshjen flake.

Dhe gjithcka u mbyll e u kurorezua me ate gol spektakolar ne fund te ndeshjes nga super talenti i ri i bardhe e bluve Muci.

Pati cdo gje te mire, te bukur e emocioonuese qe prodhon futbolli kjo ndeshje gola te mrekullueshem, penallti te sakta e te pa diskutueshme…dy kartona te kuq plotesisht te merituar, nje ne fillim e nje ne fund te ndeshjes, nje autogol klasik qe e shokoi krejtesisht skuadren e Sormanit dhe i dha perfundimisht qetesine, sigurine e besimin tek fitorja e kryer ekipit te Egbose.

12-1 goditjet kendore per Partizanin shifra gati te pa besueshme i cili luajti per shume minuta sikur ishte me 12 lojtare e jo me nje me pak se kundershtari i vet.

Ritem, gola, emocione , grinte tifozeria brilante dhe shume korrekte e plotesisht sportive ndeshje dinjitoze qe vlen per vitrine – mburrje ne futbollin kombetar shqiptar.

Gjykim i sakte e profesional i Juxhin Xhajes qe meriton pergezimet e rastit…pasi asnje rast e vendim i tij nuk u kontestua prej askujt qe e njeh futbollin …[ vetem nese si gjithmone do dalin e do ta kontestojne , shajne e paragjykojne pas ndeshjes neper inttervista ne tv e neper statuse ne FB Olsi e Bracja e per te justifikuar humbjen e thelle ndoshta edhe vete trajneri italian Sormani.

Kordeiro e Muci do te mbahen mend per golat e kesaj ndeshje…saktesia dhe qetesia e Bathes nga pika e bardhe dhe Bitri e Torrasa per kartonat e kuq ne fillim e ne mbyllje te ndeshjes, por edhe Idrizi me ate autogol te pa besueshem.

Dhe 5-1, pak si ”i egzagjeruar” tek e sheh dhe e lexon pak i pa besueshem si rrezultat ne perplasjet mes tyre ne historine e gjate kuq-bardhe e blu, por plotesisht i merituar per Tironen qe nuk i vodhi absolutisht asgje Partizanit duke konfirmuar se ne kete 100 vjetor te saj duket se eshte plotesisht viti i vet ndaj dhe rruga drejt Titullit me shume se kurre tashme duket krejtesisht e hapur.