Revolta/ Naftëtarët drejt grevës së urisë

Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i protestave të punonjësve të uzinës së Ballshit. Punëtoret organizohen çdo mëngjes para rafinerisë për të qëndruar të bashkuar për të kërkuar pagat e prapambetura, sigurimet dhe rifillimin e punës.

Janë rreth 800 punetorë dhe bashkë me ta edhe reparti zjarrfikës. Këtyre protestave u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

“Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin nuk morëm një zgjidhje. Ne duam pagat tona”, shprehen punonjësit.

Revolta e tyre vazhdon pasi ndjehen të hedhur në rrugë, të braktisur dhe askush nuk merr përgjegjësi mbi fatin e tyre.

Deri më tani janë mbi 10 protesta të organizuara nga ana e tyre dhe ata shprehen se janë gati të futen në grevë urie sepse nuk po bien në ujdi me askënd. “E kemi menduar të futemi në grevë urie, nuk kemi mundësi tjetër”, shprehen ata.

1 27