Revolta e studentit, momenti kur merret me forcë nga rojet e Ramës pse kundërshtoi shefin

Studenti i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla.

Dosja.al ka publikuar momentet kur studenti tërhiqet nga dy truprojat, të cilët e mbajnë nga krahët dhe tentojnë ta nxjerrin jashtë. Vetë studenti dëgjohet teksa thotë: Hiqi durt, mos më prek me dur!

Studenti, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u shpreh në mes të sallës se që të diplomohesh në Shqipëri duhet të kesh shumë para pasi këtu diplomohen vetëm të pasurit. Incidenti ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonies së diplomimit në Pallatin e Koncerteve, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ai dënon veprimin e kryeminsitrit dhe Gardës së Republikës që nxorrën jashtë me dhunë studentin që protestoi kundër largimeve masive nga vendi.

“Skizoidi i fyen studentët, i quan të çmendur dhe urdhëron Gardën ti nxjerrë jashtë nga ceremonia e diplomimit !

Përshëndetjet më të përzemerta studentëve guximtarë!
Dënoj qëndrimin banditesk të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkogardës së tij!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një student.

‘Pershendetje dr Studentet e mjekesise sot ne ceremoni te dipllomimit i presin fjalen kryeministrit – Kryeministri i ofendon duke u thene qe jane Te cmendur’