Reagon Presidenca: Tao-Tao nuk ka kohë të lexojë deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali

99

Zëdhënsi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se, “Ilir Meta ka humbur sjelljen Kushtetuese dhe normale për të vijuar qëndrimin në detyrën e Kreut të Shtetit”.

Në një shënim në Facebook, Blushi i shkruan Ballës se, ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Blushi në reagimin e tij akuzon Rilindjen se po vazhdon të keqpërdorë ambasadorët në atë që Presidenca e konsideron “grusht shteti”.

Reagimi i plotë i zëdhënsit të Presidentit

I dashur Tao Tao,
Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.