Rama: Shqiptarët nuk punojnë, për rindërtimin do të sjellim punëtorë të huaj

Edi Rama gjatë një vizite në Durrës, duke folur për planin e rindërtimit pas tërmetit të madh ka konfirmuar atë që po përflitet me të madhe, se forca punëtore do të `importohet` nga jashtë vendit.

Rama madje ka ironizuar sërish shqiptarët duke u shprehur se nuk punojnë dhe janë ‘juristë që rrinë në kafe’.

“Shqiptarët jo vëetëm që nuk janë profesionistë, por nuk punojnë prandaj kaluam ligjin në Parlament që të marrim punëtorë nga jashtë”, u shpreh Rama nga Durrësi.

Vetëm 1 javë më parë ndryshimet në ligjin për të huajt janë bërë sërish temë diskutimi në Komisionin e Integrimit Europian.

E ftuar për të raportuar për këtë projektligj, ishte zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u përball me kundërshtimin e kryetares së këtij Komisioni, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit e cilësoi ligjin si të panevojshëm dhe ngriti shqetësimin për mbrojtjen e punëtorëve shqiptarë, pasi vendet e pakta të punës në Shqipëri, sipas saj, rrezikohen të merren nga shtetasit e huaj, që mund të vijnë në vendin tonë falë lehtësirave që ofrojnë ndryshimet e reja në ligjin për të huajt.

Por kundër këtij mendimi doli numri 2 i PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë për diasfavorizim të punëtorëve shqiptarë.