Rama i tmerruar nga koronavirusi, sulmon mediat dhe opozitën

132

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me situatën e koronavirusit, ndërsa ka sulmuar median dhe opozitën.

E ndërsa shprehet se, qeveria dhe institucionet kanë marrë masat lidhur me përballimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet, Rama shkruan se, vendi duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor.

“Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”, shkruan Rama.

Reagimet e Kryeministrit kanë ardhur pasi media dhe opozita kanë denoncuar rastet kur në pikat e kalimit kufitar mungonte kontrolli ndaj pasagjerëve që vinin në Shqipëri, por edhe për atë që strukturat shëndetësore nuk mund të përballojnë emergjencat me koronavirusin.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në 2 mars një protestë kundër asaj që e quan “grusht shteti” me synim kapjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, duke i marrë kompetencat Presidentit.