Rama i jep Bolinos 872.6 m2 pronë shtetërore, me qira 1 Euro për 20 vjet

Qeveria i jep sërish botuesit Karlo Bolino pronë shtetërore në përdorim, me qira simbolike 1 euro, për një periudhë prej 20 vitesh.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure, kompanisë “MTSC”, pronë e Bolinos sipas të dhënave të Qendrës së Biznesit, i është dhënë me qira simbolike një sipërfaqe e konsiderueshme: 872.6 m2 në katin e dytë të “Ish-ndërmarrjes Metalike Tirana”.

1 12

Botuesi Karlo Bolino është akuzuar nga opozita se i shërben kryeministrit Edi Rama përmes mediave të tij.

2 46

MTSC në pronësi të Bolinos, faksimile e QKB
Një vendim si ky i sotmi i qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, është dhënë dhe në tetor 2018. Asokohe sipërfaqja që iu dha me qira kompanisë së Bolinos, po te “Ish-ndërmarrjes Metalike Tirana”, ishte 4021.50 m2.

3 28

Vendimi i Qeverisë dhënë në Tetor dhe botuar në Fletoren Zyrtare
Në një reagim lidhur me VKM-në, Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD shprehej se ky ishte një shpërblim që Rama po i bënte Bolinos për shërbimet e këtij të fundit ndaj qeverisë, duke përdorur mediat që ka në pronësi.